Resurset e naftës faktorë në ndryshimin e relacioneve ndërkombëtare në Evropë në fillim të shekullit XX

Authors

  • Armend Mehmeti

Keywords:

hekurudha, aleanca, Britania, Perandoria Osmane×, nafta

Abstract

 

Në fillim të shekullit njëzet me fuqizimin ekonomik të Gjermanisë dolën në pah edhe ambiciet e saj kolonialiste. Projekti për ndërtimin e hekurudhës Berlin-Bagdad, që filloi së realizuari më 1903, kishte për qëllim krijimin e një porti gjerman në Gjirin Persik. Ambiciet gjermane rrezikuan posedimet e burimeve të naftës, të cilat prej kohësh i mbante Britania në këtë rajon. Ngaqë perspektiva e naftës ishte e ndritshme si një burim inovativ për kohën, Britania e Madhe u angazhua në parandalimin e depërtimit gjerman në Lindje të Mesme. Përpjekjet britanike u lehtësuan nga ndryshimi i dhunshëm i dinastisë sunduese në Serbi. Ky akt ndryshoi raportet midis Serbisë dhe Austro-Hungarisë, duke shkaktuar kështu barrierën e parë kundërgjermane në Ballkan që do të fuqizohej me krijimin e Antantës dhe mundësimin e ndikimit kulturor dhe politik të Rusisë tek sllavët e Ballkanit. Njëkohësisht britanikët mbështetën xhonturqit në rrëzimin e Abdylhamitit II, më 1909, gjë që ndryshoi raportet midis Perandorisë Osmane dhe Austro-Hungarisë. Në këto rrethana shtetet ballkanike, si: Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi nën maskën e “çlirimit të vendit të tyre dhe dëbimit të turqve nga Ballkani”, finalizuan projektet për ndarjen e territoreve në Ballkan, respektivisht të copëtimit të trevave shqiptare. Këto rrethana të kombinuara me faktorë tjerë çuan në shpërthimin e luftërave ballkanike dhe më pas si rrjedhojë edhe të ballafaqimeve politike midis Fuqive në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, apo më tej edhe në Luftën e Parë Botërore. Punimi “Resurset e naftës faktorë në ndryshimin e relacioneve ndërkombëtare në Evropë në fillim të shekullit XX” ka për qëllim të analizojë faktorët dhe interesat që çuan në ndryshimin e këtyre raporteve, mënyrës se si u zhvilluan dhe shkaqet që prodhuan ato, me theks të veçantë rastit të trevave shqiptare.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-05-26

How to Cite

Mehmeti, A. (2025). Resurset e naftës faktorë në ndryshimin e relacioneve ndërkombëtare në Evropë në fillim të shekullit XX. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, (1), 175–185. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/14