Çështje të martesave transnacionale në diasporën shqiptare të Kosovës dhe identiteti

Autorët

  • Lumnije Kadriu

Fjalët Kyçe:

Martesa, transnacionale, inter-etnike, intra-etnike, diasporë shqiptare e Kosovës.

Abstrakti

Edhe pse në jetën bashkëkohore kuptimi i martesës dhe koncepti i saj janë duke ndryshuar vazhdimisht, fakti se ajo konsiderohet një ngjarje e rëndësishme qendrore në jetën e njeriut, nëse ndodh, mbetet i njëjtë. Martesa projekton dimensione të shumta sociale, kulturore, simbolike, ekonomike dhe politike, dhe shumë prej këtyre janë të dukshme në martesat e aranzhuara, ndër të cilat përfshihen edhe martesa të quajtura transnacionale. Është vërejtur se transnacionalët kryesisht preferojnë të martohen me anëtarë të përkatësisë së tyre etnike dhe shumë autorë konsiderojnë se ky nuk është një fenomen i ri. Si rezultat, në shkrimet shkencore ndeshim terma si: martesa që kalojnë kufijtë, martesa të migracionit dhe së fundi edhe martesa transnacionale. Duke qenë se këta terma mund të përfshijnë si martesa inter (ndër)-etnike, ashtu edhe martesa intra (brenda)-etnike që ndodhin në vendet pritëse, në literaturë është përfshirë gjithashtu edhe nocioni i martesave intra-etnike me partnerë “nga vendlindja”, i cili, sipas Charsley, “duhet kuptuar në kontekstin e marrëdhënieve më të gjera transnacionale”, me ç’rast nënkuptohen, midis të tjerash, politikat shtetërore lidhur me bashkimin familjar dhe çështje të tjera që lidhen me politikat e migracionit. Në këtë punim do të shpjegoj format e martesave transnacionale që ndeshen te Diaspora Shqiptare e Kosovës, duke tentuar të shpërfaq se çfarë është e re dhe çfarë është e vjetër në rregullimin e këtyre martesave, cilat janë preferencat e tyre në kohët e sotme, cilët faktorë (nga poshtë dhe nga lart) janë përcaktues për këto preferenca, sa të shpeshta janë martesa inter-etnike, etj. Përveç kësaj, do të shpjegoj gjithashtu çfarë roli kanë dokumentet e vendeve pritëse “letrat” (p.sh. të shtetësisë), konkretisht posedimi i tyre ose synimi për t’i fituar ato, në marrjen e vendimeve për martesë. Për më tepër, do të shqyrtoj se si posedimi i dokumenteve mund të shkaktojë një ndërrim paradoksal të ndjenjave të “sigurisë” dhe “pasigurisë”.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Kadriu, L. (2025). Çështje të martesave transnacionale në diasporën shqiptare të Kosovës dhe identiteti. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 453–468. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1694