“The Adriatic Review” - promotor në sensibilizimin e opinionit publik dhe politik amerikan mbi çështjen shqiptare gjatë viteve 1918-1919
Fjalët Kyçe:
The Adriatic Review, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fan Noli, Konstantin Çekrezi, historia, kultura, etj.Abstrakti
Zhvillimi ekonomik dhe industrial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që arriti kulmin në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit njëzetë i shoqëruar me hapjen e shumë vendeve të punës paraqiti një mundësi të re edhe për shqiptarët. Të shtyrë nga kushtet ekonomike, sociale e politike, shqiptarë të shumtë kaluan Atlantikun dhe u vendosën në tokat e një kontinenti që nuk e kishin imagjinuar më parë. Në këto vende, me kalimin e kohës, ata u organizuan në shoqëri e grupe që kishin për qëllim ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Në këtë drejtim ata zhvilluan edhe shtypin. Numërohen mbi pesëdhjetë gazeta e revista në gjuhën shqipe e angleze që u botuan nga komuniteti shqiptar i Amerikës gjatë viteve 1906- 1941, ndër më të famshmet “Kombi”, “Dielli”, “Koha”, etj. Këto gazeta trajtonin tematika shoqërore, politike, letrare, kulturore dhe ekonomike. Një rendësi të veçantë këto gazeta i kushtuan edhe çështjes kombëtare. Në këtë drejtim u shqua gazeta “The Adriatic Review” e drejtuar nga Fan Noli e më pas edhe nga Konstantin Çekrezi, e cila ishte aktive gjatë viteve 1918-1919, në kohën kur Shqipëria po luftonte për mbijetesë politike në Konferencën e Paqes në Paris. Punimi “The Adriatic Review” - promotor në sensibilizimin e opinionit publik dhe politik amerikan mbi çështjen shqiptare gjatë viteve 1918-1919”, ka për qëllim të trajtojë kontributin e diasporës shqiptare të Amerikës, e cila përmes shkrimeve me karakter politik, historiko-kulturor dhe memorandumeve drejtuar personaliteteve dhe kancelarive vendimmarrëse ndërkombëtare pati si rezultat sensibilizimin e opinionit publik dhe të faktorëve diplomatikë ndërkombëtarë mbi historinë dhe çështjen shqiptare gjatë vitit 1919. Punimi bazohet në edicionet e botuara të revistës “The Adriatic Review”, duke ndjekur metodologjinë e analizës dhe të interpretimit së literaturës të gërshetuar me parimin kronologjik.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Mehmeti, A. (2025). “The Adriatic Review” - promotor në sensibilizimin e opinionit publik dhe politik amerikan mbi çështjen shqiptare gjatë viteve 1918-1919. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 271–288. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1681
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
