Emigrimi i arbëreshëve në Itali dhe ndikimi i tyre në ngritjen e vetëdijes kombëtare në fillet e Rilindjes
Fjalët Kyçe:
Sicilia, Kalabria, Xhyzepe Garibaldi, emigrimi, arbreshët, Italia, Jeronim De Rada, rilindja kombëtare.Abstrakti
Emigrimi i shqiptarëve ka një histori të gjatë dhe shumë komplekse. Ata emigruan për arsye socio-politike dhe ekonomike. Në kohën e Perandorisë Bizantine, shqiptarët migruan si ushtarakë dhe funksionarë të Perandorisë. Kurse arsyeja kryesore që ndikoi në shpërnguljet më masive të shqiptarëve ishte represioni dhe tendencat për tjetërsimin e identitetit të tyre, sidomos në periudhën e sundimit osman, në veçanti pas vdekjes së Skënderbeut. Kurse në shekujt XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX ka ndodhur edhe deportimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre, siç janë dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1878), dëbimi i shqiptarëve të Çamërisë nga viti 1912- 13, marrëveshjet politike jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve etj. Shqiptarët e Italisë ruajtën historinë, kulturën dhe traditën e tyre etnike. Hapën shkollat dhe kolegjet e veta dhe jetuan në komunitet. Ata ishin pjesëmarrës aktivë në jetën politike, ekonomike, arsimore e kulturore në vendet ku jetonin. Në kohën e rilindjes italiane dhe përpjekjet për bashkim dhe formimin e shtetit kombëtar italian, arbëreshët ishin pjesë integrale e këtyre zhvillimeve. Ata u bashkuan edhe me çetat garibaldine dhe me “Të njëmijtët”, duke u bërë edhe heronj të luftës për liri e bashkim kombëtar. Rilindja italiane ndikoi pozitivisht edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare. Një pjesë e elitës intelektuale arbëreshe, që ishte pjesë e zhvillimeve politike dhe ushtarake si Jeronim de Rada, Gavrill Dara i Riu dhe personalitete të tjera, përmes shkrimeve dhe qëndrimeve të tyre ishin përçues të ideve përparimtare italiane dhe evropiane dhe patën ndikim në formimin intelektual të shumë personaliteteve rilindase. Rilindësit e fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare kishin shpresa edhe në angazhimin me të fuqishëm të Françesko Krispit, meqë kishte ushtruar funksione të larta në politike në Itali.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Demaj, F. (2025). Emigrimi i arbëreshëve në Itali dhe ndikimi i tyre në ngritjen e vetëdijes kombëtare në fillet e Rilindjes. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 63–86. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1668
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
