Nga tryezat diplomatike të Londrës në terrenin shqiptar: pariteti austro-italian përkundrejt angazhimit kolektiv të Koncertit Evropian (1912-1914)
Fjalët Kyçe:
Konferenca e Ambasadorëve në Londër,, Fuqitë e Mëdha,, Austria, Italia, tryezat diplomatike×Abstrakti
Punimi ka si qëllim të përimtojë në dy rrafshe paralele qëndrimin diplomatik evropian ndaj organizimit të shtetit shqiptar, fillimisht në tryezat diplomatike të Londrës e mandej në ambientin politik shqiptar. Rrafshi i parë ndalet në fillesat e politikës paritare austro-italiane karshi Shqipërisë, evoluimin si edhe tejkalimin e kësaj politike prej vendimmarrjes së Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913). Rrafshi i dytë, që plotëson panoramën e prezantimit, e vendos analizën e tij në terrenin shqiptar. Në të parashtrohet vendimmarrja dhe konkretizimi i politikës paritare austro-italiane në projektet ekonomike në Shqipëri, zbatimi i së cilës rezulton të jetë në kundërshtim me vendimet e marra në kryeqytetin britanik. Pasqyrimi i kësaj vendimmarrjeje realizohet duke marrë si shembull projektin e dërgimit të nëpunësve austro-italianë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Qëndrimi i mbajtur nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, si aktor politik lokal dhe Fuqitë e tjera të Mëdha pjesë e vendimmarrjes ndërkombëtare, kundrejt këtij projekti, plotësojnë analizën e rrafshit të dytë të prezantimit. Burimet e përdorura janë të larmishme dhe i japin punimit një qasje ndërdisiplinore. Literatura e përdorur plotësohet me burimet arkivore, të cilat kryqëzojnë dokumentacionin austro-hungarez me atë britanik e italian.
