Hasan Prishtina - personalitet shumëdimensional gjatë Luftës së Parë Botërore
Parole chiave:
Hasan Prishtina, bashkimi, Shqipëria, përparim.Abstract
Roli i personaliteteve politike në rrethana të ndërlikuara lufte, sikurse përgjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, është i rëndësishëm dhe përcaktues në aspekte të veçanta. Në këtë kontekst, edhe për shqiptarët gjatë kësaj lufte ishte i domosdoshëm angazhimi i figurave politike, për të përfaqësuar interesin kombëtar në rrjedhat e politikave shtetërore të Fuqive të Antantës dhe Fuqive Qendrore, që kishin shtrirë pushtimin e tyre në viset shqiptare. Paraqitja e Hasan Prishtinës në skenën e Luftës së Parë Botërore përcaktoi edhe pozicionin e tij, që paraprakisht kishte bazë orientimin politik e diplomatik. Relacionet e tij me Austro-Hungarinë para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore përcaktuan edhe veprimtarinë në suaza të objektivave dhe synimeve reciproke, që u definuan në dy pikëpamje: për një Shqipëri dhe shqiptarë të bashkuar në një shtet kombëtar dhe për një Shqipëri dhe shqiptarë aleatë të Austro-Hungarisë. Ky relacion i ndërsjellë u shoqërua me ngritje dhe rënie, të cilat u manifestuan në disa faza kryesore.
Downloads
Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Non opere derivate 4.0 Internazionale.
