Shtypi i diasporës shqiptare mbi situatën politike në Kosovë gjatë periudhës 1945-1999
Parole chiave:
Diaspora shqiptare, shtypi i diasporës, Kosova, politika, lobimi ndërkombëtar, identitet kombëtar.Abstract
Ky studim trajton rolin dhe ndikimin e shtypit të diasporës shqiptare në paraqitjen e zhvillimeve politike në Kosovë gjatë periudhës 1945-1999. Pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët në mërgim u përballën me sfida të shumta, duke u përpjekur të ruajnë lidhjet kulturore dhe kombëtare me vendlindjen e tyre. Shtypi i diasporës, përmes gazetave, revistave dhe publikimeve të ndryshme, u shndërrua në një instrument kyç për informimin e opinionit ndërkombëtar mbi gjendjen politike, të drejtat e shqiptarëve dhe proceset e shtypjes në Kosovë nën regjimin jugosllav. Artikujt dhe raportimet e diasporës reflektuan jo vetëm shqetësimet politike dhe sociale, por edhe përpjekjet për ndërgjegjësim dhe mobilizim të komunitetit ndërkombëtar. Ky fenomen tregon rëndësinë e shtypit të diasporës si një mjet i fuqishëm lobimi dhe ruajtjeje të identitetit kombëtar në vitet e vështira për Kosovën.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2025-06-03
Come citare
Keçmezi-Basha, S. (2025). Shtypi i diasporës shqiptare mbi situatën politike në Kosovë gjatë periudhës 1945-1999. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 433–452. Recuperato da https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1693
Fascicolo
Sezione
Kumtesa
