Kontributi i diasporës shqiptare në Zvicër për shtetin mikpritës
Mots-clés :
Diaspora shqiptare, Zvicra, integrimi, ekonomia, politika, kultura, sporti.Résumé
Diaspora shqiptare në Zvicër përfaqëson një nga komunitetet më të rëndësishme të emigrantëve në tërë vendin. Gjatë dekadave, emigrantët shqiptarë kanë luajtur një rol jetik në sektorë të ndryshëm, përfshi këtu ekonominë, politikën, kulturën dhe sportin. Ky punim ka për qëllim hulumtimin e evolucionit historik të diasporës shqiptare në Zvicër, me theks të veçantë në kontributin e saj në tregun e punës, sipërmarrësin, politikën dhe diversitetin kulturor. Punimi e shqyrton rolin e mërgimtarëve shqiptarë në fusha të rëndësishme të ekonomisë së Zvicrës, si ndërtimtaria, gastronomia dhe tregtia, por edhe përfaqësimin në rritje të profesionistëve shqiptarë në jetën politike, kulturë dhe sport. Fillimisht, shqyrtohet historia e migrimit shqiptar drejt Zvicrës, që nga valët e para në vitet 1960 si punëtorë sezonalë, e deri te eksodi masiv gjatë luftës në Kosovë më 1999. Gjatë dekadave të fundit, diaspora shqiptare jo vetëm që ka arritur një nivel të lartë të integrimit në shoqërinë zvicerane, por ka dhënë edhe një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e saj. Në aspektin ekonomik, shqiptarët kanë ndërtuar biznese të suksesshme, kryesisht në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë, transportit dhe shërbimeve, duke ndikuar në krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e diversitetit të tregut zviceran. Gjithashtu, themelimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër ka forcuar bashkëpunimin ndërmjet afaristëve shqiptarë dhe ka kontribuar në konsolidimin e pozitës së tyre në tregun zviceran. Në planin politik, diaspora shqiptare pas procesit të konsolidimit dhe integrimit shoqëror është angazhuar për përfaqësim më të drejtpërdrejtë në kontekstin politik zviceran. Në sferën kulturore dhe sportive, diaspora shqiptare ka kontribuar në pasurimin e diversitetit multikulturor të Zvicrës, ndërkaq në atë sportive ka pasur një kontribut jashtëzakonisht të madh, sidomos në futboll. Përfundimisht, vlerësohet se diaspora shqiptare, nga një komunitet punëtorësh sezonalë, është transformuar në një forcë të rëndësishme ekonomike, politike dhe kulturore që jo vetëm i ruan lidhjet me atdheun, por kontribuon ndjeshëm edhe në mirëqenien dhe zhvillimin e shtetit mikpritës - Zvicrës.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2025-06-03
Comment citer
Agai-Demjaha, T. (2025). Kontributi i diasporës shqiptare në Zvicër për shtetin mikpritës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 397–412. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1690
Numéro
Rubrique
Kumtesa
