Masakrat serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare gjatë konflikteve ballkanike (1912-1913), përcjellë përmes dokumenteve diplomatike italiane dhe publikimeve të kohës

Autori

  • Erarba Çiraku

Parole chiave:

Lufta Ballkanike, ushtarake, paraushtarake, masakra, shkombë- tarizim.

Abstract

Luftërat ballkanike janë trajtuar në një sërë studimesh si për sa i përket rolit që ato patën në formësimin e shteteve politike, ashtu edhe në rindërtimin demografik të rajonit. Ky punim do t’i shqyrtojë ato në kontekstin e gjenerimit “in perpetuus” të dhunës me karakter fetar dhe etnik; ku përmes kryqëzimit të të dhënave dokumentare dhe publikimeve të ndryshme të periudhës, do të synojmë të hedhim dritë mbi tipologjinë e dhunës së ushtruar nga formacionet ushtarake dhe paraushtarake serbo-malazeze ndaj popullsisë civile shqiptare përgjatë periudhës 1912-1913. Përmes një qasjeje ndërdisiplinare, punimi shqyrton natyrën e dhunës ushtarake dhe paraushtarake serbo-malazeze, duke theksuar motivet etnike dhe fetare që e nxitën këtë spastrim. Studimi zbardh strategjitë e përdorura për shkombëtarizimin e territoreve të pushtuara dhe përpjekjet për të ndryshuar përbërjen demografike të territoreve shqiptare. Nëpërmjet analizës së raporteve diplomatike, dëshmive të kohës dhe fakteve historike, ky punim synon të kontribuojë në literaturën mbi gjenocidet dhe spastrimet etnike në rajonin e Ballkanit.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Pubblicato

2025-06-03

Come citare

Çiraku, E. (2025). Masakrat serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare gjatë konflikteve ballkanike (1912-1913), përcjellë përmes dokumenteve diplomatike italiane dhe publikimeve të kohës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 249–270. Recuperato da https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1680