Ndihmat humanitare të struganëve për Kosovën (1990-1999)

Auteurs

  • Nebi Dervishi

Mots-clés :

Kosova, Struga, ndihmat humanitare, Kryqi i Kuq

Résumé

Vitet 1989-1990 në Kosovë si edhe në të gjitha trevat etnike shqiptare lindore, ishin vitet e kthesave tona, e rikthimit nga vetvetja. Ishin vitet e ndërrimeve dhe të sfidave të mëdha për popullin tonë në Kosovë, si edhe në mbarë viset etnike shqiptare, në këto hapësira të Evropës. Në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990, pushteti okupues serbo- sllav nisi rrënimin e çdo gjëje shqiptare në këto hapësira. Okupatori serb atakoi edhe qenien tonë njerëzore e kombëtare, fetare e kulturore. Nga ajo kohë, por edhe më parë, sikurse edhe gjatë viteve që pasuan, okupatori serb helmoi brezat tonë të rinj, largoi me dhunë nga puna më se 150 mijë shqiptarë të punësuar, uzurpoi objektet shkollore, vrau, plagosi, maltretoi, dhunoi, masakroi shqiptarët e pafajshëm e të pambrojtur. Okupatori shkoi edhe më larg, në Kosovë do të aplikoi pastrimin etnik. Ata me sakrifica të mëdha u ngritën në mbrojtje të pragut të shtëpisë, të cilën pa dyshim e kishin amanet nga të parët e tyre brez pas brezi.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-06-06

Comment citer

Dervishi, N. (2025). Ndihmat humanitare të struganëve për Kosovën (1990-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 379–392. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/94