Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij
Mots-clés :
Shtypi i mërgatës, demonstratat e vitit 1968, mërgata shqiptare, çështja kombëtare, demonstratat e vitit 1981, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, Zëri i Kosovës.Résumé
Ky punim trajton ndikimin dhe zhvillimin e shtypit shqiptar në mërgatë pas demonstratave të vitit 1968, me fokus në rolin e tij në informimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve. Shtypi i diasporës luajti një rol kyç në pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve që mbetën nën pushtimin jugosllav, si dhe në promovimin e kauzës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duke marrë për model gazetën e Jeronim de Radës “Shqiptari i Italisë”, shtypi shqiptar u konsolidua në vende të ndryshme të Evropës dhe ShBA-së, ku ishin përqendruar emigrantët shqiptarë, veçanërisht nga Kosova dhe viset e pushtuara. Në këtë studim analizohen gazetat “Besa”, “Flamuri”, “Besa Shqiptare”, “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”, “Zëri i Kosovës”, si dhe një sërë gazetash, revistash e botimesh të tjera, të cilat u bënë platforma kryesore të informimit dhe organizimit politik në mërgatë, sidomos para luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu, studimi përfshin një analizë të pesë radiove në Zvicër dhe një në Danimarkë, të cilat patën ndikim të rëndësishëm në informimin dhe ndërgjegjësimin e mërgimtarëve. Në përfundim, ky punim argumenton se shtypi i mërgatës jo vetëm që dokumentoi dhe shpërndau informacionin, por gjithashtu ndihmoi në forcimin e identitetit kombëtar dhe në mobilizimin e diasporës shqiptare për çështjen kombëtare.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2025-06-03
Comment citer
Neziri, I. (2025). Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 485–498. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1697
Numéro
Rubrique
Kumtesa
