Shteti shqiptar, frymëzim për grupet politike në Kosovë dhe diasporë, 1945-1997

Auteurs

  • Teki Kurti

Mots-clés :

Shteti Shqiptar, Kosova, Jugosllavia, diaspora, Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave, Radiotelevizioni Shqiptar etj.

Résumé

Detyrat themelore të shtetit shqiptar pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore lidheshin drejtpërdrejt me rindërtimin e vendit. Në këtë funksion u punua paralelisht për ngritjen e forcimin e institucioneve të shtetit dhe ruajtjen e integritetit tokësor të vendit. Sipas dokumenteve arkivore të botuara, rezulton se drejtuesi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha ka ngritur problemin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës pranë autoriteteve drejtuese të Jugosllavisë, në kuadër të Kartës së Atlantikut. Autoritetet jugosllave jo vetëm që nuk shprehën gatishmëri për zgjidhje të kësaj çështjeje, por punonin në fshehtësi për përfshirjen dhe të Shqipërisë si republikë e shtatë e Jugosllavisë. Në planin ndërkombëtar, Shqipëria do të përballej me pretendimet greke për të ashtuquajturin “Vorio-Epirin”. Gjatë kësaj periudhe sfidash, shteti shqiptar arriti të konsolidonte institucionet si në fushën e arsimit, standardizimit të gjuhës, të shtypit të shkruar, radiotelevizionit, Universitetit të Tiranës dhe ngritjes së Akademisë së Shkencave. Kështu, pas viteve 1960-1980, Shqipëria shërbeu si model frymëzimi për Kosovën dhe Diasporën e saj. Pas viteve 1966, që lidhen me famëkeqin Rankoviç, shqiptarët e Kosovës dhe grupet politike në Kosovë e Diasporë, të frymëzuara dhe nga shteti amë u përfshinë totalisht në rrjedhat politike të kohës, për arsim, kulturë, flamurin kombëtar deri në rishikimin e statusit politik të Kosovës.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-06-03

Comment citer

Kurti, T. (2025). Shteti shqiptar, frymëzim për grupet politike në Kosovë dhe diasporë, 1945-1997. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 385–390. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1688