Emigracioni shqiptar nga Kosova në Evropën Perëndimore (1965-1981)

Auteurs

  • Qerim Lita
  • Sabit Syla

Mots-clés :

Emigracioni shqiptar, Kosova, Evropa Perëndimore, mërgata shqiptare, angazhimi politik.

Résumé

Emigracioni shqiptar në Evropën Perëndimore gjatë periudhës 1965-1981 përbën një fenomen të rëndësishëm dhe kompleks në historinë bashkëkohore të shqiptarëve. Në këtë periudhë, emigracioni u karakterizua nga faktorë të ndryshëm ekonomikë, politikë dhe socialë. Kjo periudhë përfshin edhe vitet e tensioneve politike në Jugosllavi, duke përfshirë përpjekjet për liri dhe njohje të të drejtave të shqiptarëve, sidomos në Kosovë. Emigrantët shqiptarë, të organizuar në mënyrë të vetëdijshme, luajtën një rol aktiv në promovimin dhe sensibilizimin e çështjeve kombëtare dhe sociale. Sensibilizimi i komuniteteve emigrante dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur lidhjet me atdheun kanë qenë thelbësore në formësimin e identitetit kolektiv dhe në nxitjen e ndryshimeve të mëvonshme në rajon. Në këtë drejtim, do të nxirren në pah arritjet dhe sfidat me të cilat përballeshin emigrantët, si dhe mënyrat se si ata organizoheshin dhe vepronin për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të ndikuar në zhvillimet politike në vendlindje. Për më tepër, do të trajtohen dhe pengesat me të cilat u përballën, duke ofruar një kuptim më të thellë të dinamikave në një kontekst historik dhe politik të ndërlikuar. Rëndësia e kësaj kumtese qëndron në faktin se ajo evidenton një periudhë kyçe të historisë së emigracionit shqiptar, ku emigrimi nuk ishte vetëm një akt ekonomik, por edhe një formë e rezistencës dhe angazhimit politik jashtë vendit. Studimi synon të analizojë gjithashtu dimensionet e ndryshme të këtij fenomeni, sfidat dhe sukseset, duke ofruar bazë për studime të mëtejshme mbi rolin e mërgates në organizimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-06-03

Comment citer

Lita, Q., & Syla, S. (2025). Emigracioni shqiptar nga Kosova në Evropën Perëndimore (1965-1981). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 367–384. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1687