Kontributi i diasporës në ekonominë e Kosovës
Mots-clés :
diaspora, kontributi ekonomik, kapitali social, kapitali ndërmarrës.Résumé
Ky punim analizon rolin ekonomik të diasporës kosovare, duke shqyrtuar zhvillimin historik të pesë valëve të migrimit, qasjet teorike mbi kthimin dhe kontributin e migrantëve, si dhe format kryesore të kapitalit, që diaspora dërgon në vendin e origjinës. Duke u mbështetur në të dhëna empirike dhe literaturë bashkëkohore, studimi dokumenton rëndësinë e remitancave, të cilat përbëjnë rreth 12% të PBB-së, si dhe ndikimin e kapitalit social dhe njerëzor në ndërmarrësi, inovacion dhe shtrirjen ndërkombëtare të bizneseve kosovare. Punimi shtron nevojën për rikonceptim të kthimit të diasporës në atë që quhet “kthim jofizik” ose virtual, përmes të cilit diaspora kontribuon në zhvillimin e Kosovës pa rikthim të përhershëm, nëpërmjet transferimit të njohurive, rrjetëzimit profesional dhe angazhimit institucional në distancë. Megjithë këtë mundësi të madh, pengesa të tilla si mungesa e politikave të koordinuara, pasiguria ligjore dhe infrastruktura e dobët institucionale, kufizojnë shndërrimin e këtyre burimeve në zhvillim të qëndrueshëm. Punimi përfundon me rekomandime për krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës që mundëson kanalizimin e remitancave drejt investimeve produktive dhe mobilizimin strategjik të kapitalit financiar, social dhe njerëzor të diasporës si një forcë zhvillimore afatgjatë për Kosovën.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2025-06-03
Comment citer
Krasniqi, B. A. (2025). Kontributi i diasporës në ekonominë e Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 123–138. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1672
Numéro
Rubrique
Kumtesa
