Mërgata shqiptare në SHBA gjatë Luftës së Ftohtë: raportet me vendin e lindjes dhe të origjinës
Mots-clés :
Emigracioni shqiptar, ShBA, Lufta e Ftohtë, diaspora, Kosova, Shqipëria.Résumé
Duhet theksuar se, për emigracionin e shqiptarëve nga Shqipëria ekzistojnë studime dhe të dhëna statistikore relativisht të bollshme, sidomos nga “Raportet Vjetore të Shërbimit dhe Natyralizimit” në ShBA. Por, ato mungojnë për shqiptarët etnikë nga Jugosllavia, për arsye se studimet për emigracionin jugosllav në ShBA nuk i trajtonin shqiptarët e Jugosllavisë si entitet të ndarë. Emigracioni i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi ishte fenomen relativisht i ri krahasuar me emigracionin e shqiptarëve të Shqipërisë. Sidoqoftë, në kumtesën time, unë do mundohem të paraqes modelin e emigracionit shqiptar në ShBA, të përbashkëtat, diferencat dhe qasjet e tyre ndaj vendit nga kishin ardhur. Emigracioni e shqiptarëve në ShBA, sikurse edhe nga territoret shqiptare nën Jugosllavi ishte me karakter ekonomik dhe politik, i vjetër dhe i ri, fenomen që u reflektua edhe në qëndrimin e tyre ndaj qeverive në Shqipëri e në Jugosllavi. Emigracioni i shqiptarëve të Amerikës u modelua sipas ligjeve të dala nga qeveria amerikane, përplasjes Lindje- Perëndim si dhe pikëpamjeve personale të tyre. Studimi është ngritur mbi burime arkivore nga Shqipëria dhe ShBA-ja, por edhe disa botime të njohura, të ndërmarra nga shqiptarët, por edhe nga studiues amerikanë, të ngarkuar të trajtonin nacionalitetet e këtij vendi të madh. Në përgatitjen e kumtimit tonë kemi shfrytëzuar gjithashtu disa tregime gojore, të personave të larguar nga territoret shqiptare në ShBA.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2025-06-03
Comment citer
Kaba, H. (2025). Mërgata shqiptare në SHBA gjatë Luftës së Ftohtë: raportet me vendin e lindjes dhe të origjinës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 49–62. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1667
Numéro
Rubrique
Kumtesa
