Roli i mërgatës shqiptare nga Maqedonia për çlirimin e Kosovës (1989-1999)

Auteurs

  • Minir Ademi

Mots-clés :

Emigracioni, pushteti, shqiptarët, LKM, 1989-1999

Résumé

Demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës të vitit 1981, arritën përmasa kombëtare, të cilët i shkaktuan tronditje pushtetit të atëhershëm komunist jugosllav. Trungu intelektual shqiptar që migroi gjatë periudhës 1987-1997 e kreu me sukses detyrën e vënë shumë më herët rreth mobilizimit të mërgatës, duke krijuar një front të gjerë, i cili prezantoi përmes protestave e demonstratave në të gjitha vendet e Evropës dhe jashtë saj, pozitën e popullit tonë brenda kufijve të ish- Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhe në mërgatë vepronte organizata gjysmilegale me program e statut si dhe dokumentet tjera organizative LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). Zhvillimet dramatike pas vitit 1981 sollën domosdoshmërisht ndryshime në programin e organizatës, e cila u definua si organizatë politiko- ushtarake që i kishte vënë vetes detyrë çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ky riorientim politik solli deri te formimi i celulave të para ushtarake që më vonë do të emërtohen dhe shndërrohen me tri shkronja - UÇK. Mërgata shqiptare fillimisht iu bashkëngjit UÇK-së, përmes donacioneve për luftën e më pas edhe në mobilizimin e forcës fizike. Këtu vlen të përmendet kontributi i të arratisurve politikë i periudhës 1981-1991, në Zvicrës, Gjermani e shtetet tjera të Evropës në mobilizimin gjithçka për luftën, të cilit iu përgjigjën mërgimtarët si asnjëherë më parë e që duhet theksuar se rëndësi të madhe ka pasur prezantimi i nevojës së organizimit nga ana e intelektualëve
përparimtarë që kishin vendosur para vetës interesin e përgjithshëm kombëtar. Mërgata shqiptare në Zvicër dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore ishin lokomotiva e UÇK-së, e cila përshpejtoi procesin e çlirimit të vendit nga okupatori serb dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-06-06

Comment citer

Ademi, M. (2025). Roli i mërgatës shqiptare nga Maqedonia për çlirimin e Kosovës (1989-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 473–782. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/101