Roli i mërgatës shqiptare në ndihmë të luftës çlirimtare në Kosovë (1990–1999)

Authors

  • Fatmir Arifi

Keywords:

Kosova, LPRK, demonstratat, vetëvendosja, republika

Abstract

Demonstratat shqiptare të viteve 1989-1991 në Kosovë shënuan një etapë vendimtare të rezistencës popullore kundër politikave hegjemoniste dhe represive serbe. Pas përpjekjeve të autoriteteve shtetërore serbe për të shtypur autonominë e Kosovës, të sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1974, tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë. Ndryshimet kushtetuese të propozuara, të cilat minonin pozitën juridike dhe politike të Kosovës, nxorën në pah përçarjet midis grupimeve politike shqiptare dhe përforcuan lëvizjet e masave të gjera popullore. Demonstratat masive, të udhëhequra nga punëtorët, studentët dhe shtresat intelektuale, shpërthyen me kërkesën për ruajtjen e autonomisë kushtetuese. Përpjekjet për të manipuluar këto lëvizje nga grupet projugosllave dështuan, falë ndikimit të organizatës së fshehtë me karakter çlirimtar, “Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës” (LPRK), e cila artikuloi kërkesa të qarta për vetëvendosje dhe republikë. Në kuadër të këtij studimi do të parashtroj një sërë pyetjesh hulumtuese: Cili ishte zhvillimi i relacioneve të brendshme të grupimeve politike në kuadër të institucioneve të Krahinës Autonome të Kosovës? Cili ishte roli i organizatës së fshehtë me karakter çlirimtar, “Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”?

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-06-06

How to Cite

Arifi, F. (2025). Roli i mërgatës shqiptare në ndihmë të luftës çlirimtare në Kosovë (1990–1999). Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 1(1), 253–281. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/88

Conference Proceedings Volume

Section

Papers