Shqipëria në “Luftën e Madhe”, nga anarkia politike dhe pushtimet e fqinjëve, tek autonomia e kontrolluar nga shteti protektor austro-hungarez, pavarësia e mbikëqyrur e Italisë dhe Republika e Korçës

Authors

  • Romeo Gurakuqi

Keywords:

Shqipëria,, Austro-Hungaria, Italia,, Republika e Korçës

Abstract

Kumtesa ime është një paraqitje e rezultateve të kërkimit dyvjeçar mbi historinë e Shqipërisë në “Luftën e Madhe”, 1914-1918, që korrespondon , së pari, me historinë e rrëzimit të Shtetit të Parë të Shqipërisë (3 shtator 1914 - 28 shkurt 1916), ose me atë që njihet ndryshe si Koha e Mbrapshtë e Shqipërisë; dhe së dyti, me administrimin austro-hungarez (më tej A-H) të 2/3 të Shqipërisë dhe administrimin italian dhe francez në zonat respektive të pushtimeve të tyre në jug të kufirit zyrtar. Për këtë arsye, kumtesa në pjesën e parë do të ekspozojë rezultatet e kërkimit, ndërsa në pjesën e dytë do të paraqesë një analizë të arsyeve të kolapsimit të shtetit, sistemeve politike dhe shoqërive paraindustriale të ngjashme me Shqipërinë e kësaj kohe, dilemën e sigurisë dhe veçoritë e nacionalizmit shqiptar.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-07-09

How to Cite

Gurakuqi, R. (2025). Shqipëria në “Luftën e Madhe”, nga anarkia politike dhe pushtimet e fqinjëve, tek autonomia e kontrolluar nga shteti protektor austro-hungarez, pavarësia e mbikëqyrur e Italisë dhe Republika e Korçës. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 47–79. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/260

Conference Proceedings Volume

Section

Papers