Roli i shtypit shqiptar në Turqi, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përhapjen e ideve patriotike

Authors

  • Ilirjana Kaceli

Keywords:

Shtypi shqiptar, diaspora shqiptare në Turqi, gazetat “Vardar” dhe “Besa”.

Abstract

Shtypi shqiptar ka pasur një rol kyç në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në përhapjen e ideve patriotike, veçanërisht për komunitetin shqiptar të vendosur në Turqi. Përmes gazetave si “Vardar” dhe “Besa”, diaspora shqiptare jo vetëm që ruajti lidhjet me kulturën dhe historinë e saj, por edhe shërbeu si një platformë për diskutime mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë shqiptarë, të cilët nuk pajtoheshin me regjimet komuniste në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, emigruan drejt Turqisë, duke formuar organizata që ndihmuan në integrimin e tyre dhe në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare. Shqiptarët botuan dy gazeta që luajtën një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke shërbyer si një mjet komunikimi dhe rezistence kulturore në një kontekst politik sfidues. Ky studim analizon ndikimin e shtypit shqiptar në diasporë, sfidat me të cilat u përball dhe kontributin e tij në forcimin e identitetit kombëtar.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-06-03

How to Cite

Kaceli, I. (2025). Roli i shtypit shqiptar në Turqi, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përhapjen e ideve patriotike. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 309–322. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1683

Conference Proceedings Volume

Section

Papers