Roli i diasporës shqiptaro-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Authors

  • Arbër Hadri

Keywords:

Diaspora Shqiptare në SHBA, Ndërkombëtarizimi i Çështjes së Kosovës, Lobimi Politik, Politika e Jashtme e SHBA-së, Shqiptaro- Amerikanët, Pavarësia e Kosovës.

Abstract

Ky studim analizon rolin e diasporës shqiptare në SHBA në procesin e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe në ndërtimin e mbështetjes politike e diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e saj gjatë fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Problemi qendror që trajton punimi lidhet me mënyrën se si një komunitet relativisht i vogël në aspektin demografik arriti të ushtrojë ndikim të konsiderueshëm në formësimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, në një kontekst të karakterizuar nga represioni sistematik dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi jugosllav. Studimi synon të shpjegojë mekanizmat përmes të cilëve diaspora shqiptaro-amerikane kompensoi mungesën e përfaqësimit institucional të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ndikoi në përfshirjen graduale të SHBA-së në zgjidhjen e krizës. Në aspektin metodologjik, punimi mbështetet në analizën historiko-politike dhe institucionale, duke kombinuar shqyrtimin e burimeve parësore dhe dytësore me një qasje analitike të rrjeteve të lobimit dhe të ndërveprimit politik. Përmes kësaj qasjeje, studimi identifikon akterët kryesorë, organizatat dhe strategjitë e përdorura nga diaspora, si dhe ndërveprimin e tyre me institucionet amerikane, përfshirë Kongresin, Administratën dhe opinionin publik të SHBA-së. Argumenti kryesor i punimit është se diaspora shqiptaro-amerikane përbënte një faktor kyç në transformimin e çështjes së Kosovës nga një problem i brendshëm në një çështje me rëndësi ndërkombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e politikës së jashtme amerikane. Ky ndikim u realizua përmes një kombinimi të lobimit të strukturuar politik, mobilizimit financiar, ndërtimit të aleancave strategjike dhe përdorimit efektiv të mediave dhe diskursit të të drejtave të njeriut. Gjetjet kryesore të studimit tregojnë se suksesi i komunitetit shqiptaro- amerikan qëndronte në aftësinë e tij për të institucionalizuar veprimtarinë lobuese dhe për ta përshtatur diskursin e saj me prioritetet normative të politikës amerikane, si demokracia, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti rajonal. Organizata si Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Federata Panshqiptare “Vatra” dhe individ me influencë të komunitetit shqiptaro-amerikan luajtën rol të rëndësishëm në këtë proces, duke krijuar ura komunikimi të qëndrueshme me vendimmarrësit amerikanë. Për më tepër, studimi evidenton se diaspora ndikoi në aktivizimin e mbështetjes në Kongresin amerikan, në formësimin e opinionit publik përmes mediave dhe në rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj regjimit të Beogradit. Aktiviteti i diasporës përfshiu edhe dimensione financiare dhe ushtarake me krijimin e një batalioni të veçantë të UÇK-së “Atlantiku”, përfshirë mbështetjen për përpjekjet çlirimtare gjatë luftës në Kosovë. Ky angazhim shumëdimensional kontribuoi në krijimin e kushteve ndërkombëtare që çuan drejt ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe, në një perspektivë më afatgjatë, drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-06-03

How to Cite

Hadri, A. (2025). Roli i diasporës shqiptaro-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 11–48. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1666

Conference Proceedings Volume

Section

Papers