Hasan Prishtina - personalitet shumëdimensional gjatë Luftës së Parë Botërore

Authors

  • Fitim Rifati

Keywords:

Hasan Prishtina, bashkimi, Shqipëria, përparim.

Abstract

Roli i personaliteteve politike në rrethana të ndërlikuara lufte, sikurse përgjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, është i rëndësishëm dhe përcaktues në aspekte të veçanta. Në këtë kontekst, edhe për shqiptarët gjatë kësaj lufte ishte i domosdoshëm angazhimi i figurave politike, për të përfaqësuar interesin kombëtar në rrjedhat e politikave shtetërore të Fuqive të Antantës dhe Fuqive Qendrore, që kishin shtrirë pushtimin e tyre në viset shqiptare. Paraqitja e Hasan Prishtinës në skenën e Luftës së Parë Botërore përcaktoi edhe pozicionin e tij, që paraprakisht kishte bazë orientimin politik e diplomatik. Relacionet e tij me Austro-Hungarinë para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore përcaktuan edhe veprimtarinë në suaza të objektivave dhe synimeve reciproke, që u definuan në dy pikëpamje: për një Shqipëri dhe shqiptarë të bashkuar në një shtet kombëtar dhe për një Shqipëri dhe shqiptarë aleatë të Austro-Hungarisë. Ky relacion i ndërsjellë u shoqërua me ngritje dhe rënie, të cilat u manifestuan në disa faza kryesore.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-07-09

How to Cite

Rifati, F. (2025). Hasan Prishtina - personalitet shumëdimensional gjatë Luftës së Parë Botërore. Institute of History "Ali Hadri" Kosovo, 219–230. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/270

Conference Proceedings Volume

Section

Papers