Shteti shqiptar në kohën e Vilhelm Vidit (1914) - Kush qeveriste në të vërtetë: Princ Vidi, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit apo Qeveria?!

Autorët

  • Izet Miftari

Fjalët Kyçe:

Shqipëri, Kosovë, 1914, 1999-2008, UNMIK, NATO, Vilhelm Vidi, OKB, KNK

Abstrakti

Njohja e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të copëtuar, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-‘13, përveç të tjerash, solli një administrim ndërkombëtar të kohës në Shqipëri. Pushteti de fakto dhe de juro gjendej në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), derisa në krye të Shqipërisë u caktua një princ i huaj, e që ishte gjermani protestant, Vilhelm Vidi. 86 vjet më vonë, edhe me Kosovën pak a shumë ndodhi e njëjta situatë, ngase pas luftës çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së këtu vendoset KFOR-i (Forca Ushtarake e NATO-s në Kosovë) dhe Administrimi Ndërkombëtar, i njohur si UNMIK (Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë). Prania ushtarake dhe civile ndërkombëtare në Kosovë ishte vendosur në bazë të rezolutës 1244, të miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 10 qershor 1999. Bazuar në analizat e detajuar dhe krahasimet e bëra, kam parë shumë ngjashmëri të theksuara në këto dy raste, si të Shqipërisë më 1914, ashtu edhe të Kosovës më 1999-2008. Prandaj, përmes këij punimi shkencor, do të paraqes disa pika krahasimore mes pushtetit të KNK-së që ishte në Shqipëri, dhe atij të UNMIK-ut, që ishte në Kosovë. Kështu, nëse krahasojmë administratën e UNMIK-ut me administratën e gjashtë Fuqive të Europës në Shqipëri, shumë lehtë kuptojmë se ka shumë konkordanca mes tyre. Kështu, pika një (1) e vendimit të 29 korrikut 1913 thotë se Princi i Shqipërisë do të zgjidhet nga Fuqitë e Mëdha. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën zgjidhej nga Këshilli i Sigurimit, me propozimin e Fuqive të Mëdha. Princi në Shqipëri kishte kompetenca të mëdha. Administratori i UNMIK-ut në Kosovë ka qenë personaliteti kryesor i pushtetit në Kosovë. Sipas pikës dy (2) të vendimit të 29 korrikut 1913, lidhjet midis Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë përjashtohen. Sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, administrimin e Kosovës nuk do ta ketë më Serbia, por do ta marrë OKB-ja.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-07-09

How to Cite

Miftari, I. (2025). Shteti shqiptar në kohën e Vilhelm Vidit (1914) - Kush qeveriste në të vërtetë: Princ Vidi, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit apo Qeveria?!. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 161–174. Retrieved from https://konferenca-al-7ff1.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/266

Konferenca

Seksioni

Kumtesa