Vështrimi i George P. Scriven për Shqipërinë dhe shqiptarët në vitin 1918
Mots-clés :
Shqipëria, George P. Scriven, Amerikane e Luftës, shqiptarët.Résumé
Në këtë kumtesë do të trajtoj vështrimin e gjeneral brigadierit amerikan, George P. Scriven [Xhorxh Skriven], për vendin dhe popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1918. Gjenerali në pension u ngarkua nga Ministria amerikane e Luftës që të vëzhgonte e të raportonte për gjendjen në zonën italiane të pushtimit. Gjatë një periudhe pesëjavore (mars-prill 1918) ai kreu dy udhëtime të gjata: të parin në rrugën Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë-Himarë-Vlorë dhe, të dytin, në rrugën Vlorë-Tepelenë-Këlcyrë-Përmet-Janinë-Leskovik-Follorinë-Selanik-Korçë e kthim. Rezultati përfundimtar i punës së tij ishte një raport që iu përcoll ambasadorit amerikan në Romë, dhe i dyti (i shfrytëzuar prej meje) është një studim mbi 100 faqe, i cili iu dërgua Ministrisë së Luftës në shtator 1918, ndërsa kjo e fundit ia përcolli atë Departamentit të Shtetit.1 J. P. Scriven në realitet ishte një shkencëtar i vërtetë, i cili ka publikuar në “Geographical Review” në vitet 1919-1921 tre artikuj shkencorë të titulluar: “Lindja e Shqipërisë”, “E ardhmja e Shqipërisë”, “Disa rrugë kryesore të Shqipërisë dhe riviera e harruar”, të cilët përbëjnë një kontribut tërëndësishëm për historinë e vendit tonë dhe njohjen e tij në botë. Në kumtesë do të trajtohet: zona italiane e pushtimit, shqiptarët, karakteri, ndërgjegjja e tyre fetare dhe e ardhmja e Shqipërisë.
Téléchargements
Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë 2025

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d'Utilisation Commerciale - Pas de Modification 4.0 International.
