Veçori të orientalizmave në të folmen e Prizrenit me rrethinë
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Nga fjalët e huaja, në gjuhën shqipe kemi edhe një numër mjaft të madh me burim oriental. Prania e këtyre fjalëve në të folmen e Prizrenit dhe rrethinës së tij, ashtu si edhe në meset e tjera ka përfshirë pothuajse të gjitha sferat e sidomos atë të jetës shoqërore. Faktorët e depërtimit të fjalëve me burim oriental tashmë janë të njohur, në radhë të parë dominimi i gjatë ushtarak. Pavarësisht se shqipja tipologjikisht është mjaft e largët me gjuhët altike, megjithatë në krahasim me kohën e gjatë të sundimit ka marrë numër të konsiderueshëm fjalësh.
Për sa i përket rrugës së adaptimit në natyrën e rregullave të shqip foljes, hetohen aspekte të veçanta të këtyre zhvillimeve, si: dukuria e mosekzistimit të zanores /ö/, örnek-yrnek köfte-qyfte köstek-çystek, ndryshime shquhen edhe te fonemat g në k: gidi-xhidi, gyl-xhyl, kebe-çebe etj. Tutje alternimi i zanores u të rrokjes së hapur të fjalëve të turqishtes së mirëfilltë në zanoren i: avlu-avli,-ja, soylu-sojli,-ja, kutu-kuti,-ja. Pastaj shënimi i dukurisë së ndërrimit të zanores y në u, si: Rrustem, kuvet, kurbet etj., shndërrimi i zanores i në ë : irz-ërz. Në frazën shqipe prania e elementit oriental nuk del ngjashëm, ngase rendi i përdorimit të ligjëratës së saj, shquan ndikim që kallëzuesi të dalë në fund: /Cidejem eve-Eve gideierum [shkoj në shtëpi]/.
Po këto pasqyrime me disa ndryshime janë të pranishme edhe në vendbanimin e Mamushës, që deri vonë ishte pjesë e rrethinës së Prizrenit, ndërsa tash është bërë Komunë më vete.
Ndërsa, për sa i përket periudhave të depërtimit të këtyre fjalëve veçohen: periudha e parë: bori, daulle, mejdan etj., ndërsa periudha e dytë ajo e shekujve të 17-të e 18-të, kur edhe marrin hov rrethanat e përhapjes së islamizmit edhe në trevat shqiptare: bajrak, sevap, hoxhë etj. Pasojë e këtyre është edhe bashkësia e folësve të turqishtes si dhe vetë zhvillimi i këtyre veçorive në këto të folme, e veçanërisht në të folmen e qytetit të Prizrenit si qendra më e rëndësishme jo vetëm e Kosovës.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Gashi, M. 2018. Veçori të orientalizmave në të folmen e Prizrenit me rrethinë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 7, (Jul. 2018), 217–230.
AL
EN