Veçori të përgjithshme të gjuhës e të stilit në veprën Arka e Djallit të Dritëro Agollit
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Romani “Arka e djallit” është një roman që na jep mundësi të shumta studimi e interpretimi. Realizimet gjuhësore dhe artistike na japin shtysë për ta parë romanin në disa rrafshe dhe aspekte të ndryshme. Ne do të merremi me trajtimin e veçorive të përgjithshme të romanit. Romani paraqet interes të veçantë për të gjithë studiuesit, ai mund të shihet në kontekstin historik dhe shoqëror të kohës, mund të studiohet gjuha e veçantë popullore sa e thjeshtë aq edhe e përpunuar artistikisht, leksiku i pasur, frazeologjia, ndërtimet sintaksore të fjalive etj. Agolli ka një stil sa origjinal aq edhe të thjeshtë në dukje, kjo përshtypje të ngelet sa herë që lexon krijimtarinë letrare të autorit. I referohemi, kryesisht, romanit me titull “Arka e djallit” për të parë me interes të veçantë jo vetëm realizimin e tij gjuhësor foljor, por edhe atë artistik e letrar në të njëjtën kohë. Vepra ka karakter tejet simbolik. Ajo kërkon një lexues me njohuri të thella teoriko-letrare. Interpretimi i saj nuk mund të realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pa realizuar një analizë kuptimore e stilistike, nuk mund të thellohemi në atë gjuhësore qoftë sintaksore apo morfologjike… Me anë të këtij studimi do dalin në pah veçoritë gjuhësore më të spikatura dhe më të përdorshme nga shkrimtari. Do të hasim studimin për fjalë të burimit popullor, nëse autori i përdor, krijon shumë fjalë të reja etj. Metoda që përdoret është vrojtimi i fjalëve, klasifikimi i fjalëve nëse ato janë fjalë të brumit popullor, fjalë dialektore apo krahinore si dhe një analizë e përgjithshme të romanit, duke e parë atë në disa rrafshe gjuhësore si: rrafshi fonetik, morfologjik, sintaksor, leksikor dhe ai stilistik. Për të realizuar një studim shterues do të shfrytëzojmë një literaturë të zgjedhur, e cila do të na udhëheqë në këtë studim. Gjithashtu, metoda përmes së cilës do të arrihen përfundimet është metoda e analizës dhe vëzhgimi i hollësishëm i fjalëve.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Durmishi (Elezi), G. 2017. Veçori të përgjithshme të gjuhës e të stilit në veprën Arka e Djallit të Dritëro Agollit. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 6, (Oct. 2017), 53–70.
References
- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e Gjuhës Shqipe 1, 2, Tiranë, 2002. Agolli, D., Arka e Djallit, Shtëpia Botuese ―Dritëro‖, Tiranë, 1997. Çeliku, M., Sintaksë e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 2012. Dodi, A., Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2000. Elezi, G., Gjurmime gjuhësore e interpretime të shqipes 1, Shkup, 2012. Lloshi, Xh., Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë, 2005. Memushaj, R., Hyrje në Gjuhësi, Botimet Toena, Tiranë, 2006. Memushaj, R., Fonetika e shqipes standarde, Botimet Toena, Tiranë, 2010. Memushaj, R., Shqipja Standarde, Botimet Toena, Tiranë, 2005. Solar, M., Hyrje në shkencën për letërsinë, Tiranë, 2006.
AL
EN