Rendi i mbiemrave ndaj fjalës së përcaktuar

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Jolanda Bibaj

Abstrakti

Në përgjithësi, mbiemrat në shqipe vendosen pas emrave që përcaktojnë si p.sh.: qytet i bekuar, vajzë e vogël, libër i bukur, diskutim interesant etj. Kjo vendosje kërkohet nga vetë natyra e gjuhës sonë. Pozicioni i sotëm i mbiemrit është i lidhur me nyjen e përparme, e cila shërben si mjet plotësues së mbiemrit në lidhjen dhe përshtatjen me emrin që përcakton. Nëse emrat dhe mbiemrat do të kishin pasur mjete të tjera gramatikore që do të shprehin këtë lidhje, si p.sh. mbaresa të njëjta, si dhe vendi i mbiemrit të kishte qenë i ngulitur, atëherë si mjet gramatikor tregues i lidhjes së emrit me mbiemrin do të kishte qenë topika e tij. Rendi i mbiemrit ka ndikuar edhe për ta dalluar atë nga gjymtyrë të tjera të fjalisë në brendësi të së cilës realizohen funksionet e ndryshme sintaksore. Kështu në sintagmën mbiemërore, mbiemri paraqet elementin kokë, ose nivelin zero, i cili duke u bashkuar me një komplement projekton nivelin e ndërmjetëm, i cili nga ana e tij mund të bashkohet me një specifikues për të formuar nivelin maksimal1 ose ndryshe AP. Ndër të tjera mund të themi se nyja shërben për ta dalluar mbiemrin nga ndajfolja, ose nga emri pranë të cilit qëndronte vazhdimisht, por që s‘dallohej prej tij nga pikëpamja strukturore (e kemi pohuar edhe më parë që shpesh disa mbiemra nuk dallojnë nga emrat: djalë fshatar, fshatari punon tokën).

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Bibaj, J. 2017. Rendi i mbiemrave ndaj fjalës së përcaktuar. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 6, (Oct. 2017), 251–258.

References

  1. Demiraj, Sh., Gramatikë Historike e Gjuhës Shqipe (botim i përmbledhur), Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002. Dhrimo, A., Vëzhgime rreth ngulitjes së normës gjuhësore në publicistikën e pasçlirimit, SF/3, 1969. Koleci, F., Turano, G., Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2011.
  2. Rushi, Th., Çështje të normës letrare në rendin e fjalëve në shqipen e sotme, SF/ 1, 1985. Rushi, Th., Rendi i gjymtyrëve të shkallës së dytë, SF/1-2, 1988. Svenonius, P., The position of adjective and other phrasal modifiers in the decomposition of DP, në Adjectives and Adverbs, Syntax, Semantics and Discourse, Oxford Studies in Theoretical Linguistics, Oxford University Press, 2008. Totoni, M., Vlerësimi morfologjik i „Mbiemrit‟ të paravendosur dhe gjymtyrëzimi sintaksor i tij, SF/2, 1991.