Përpunimi i terminologjisë pyjore dhe problemet e njësimit të saj
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Çdo terminologji e përpunuar si tërësi elementesh të strukturuara, në bazë të koncepteve përkatëse përfshin një informacion të mirëfilltë shkencor si edhe paraqet në mënyrë të kondensuar e të përmbledhur fushën përkatëse të dijes. Të gjithë jemi të bindur se përdorimi i saktë i gjuhës (amtare apo të huaj) është i një rëndësie të madhe, në qoftë se duam t’u përgjigjemi sfidave të globalizimit të botës shkencore, si edhe të sigurojmë një të kuptuar më të mirë të gjuhës teknike të çdo fushë dije, në rastin tonë, të pylltarisë.
Hapja e shoqërisë sonë ndaj tregut të lirë, rritja dhe zhvillimi në çdo fushë, kontaktet me specialistët e huaj, shkëmbimi i eksperiencave, transferimi i të rejave shkencore nga një vend në tjetrin ka sjellë futjen dhe përdorimin e termave dhe koncepteve të reja, të cilat duhet të modifikohen e të rishikohen vazhdimisht. Përveç kësaj, duhet theksuar se disa përkthime të pastandardizuara dhe joprofesionale kërkojnë domosdoshmërisht jo vetëm përpunim të vazhdueshëm të kësaj terminologjie, por edhe rishikimin e fjalorëve ekzistues, terminologjikë, ku përfshihet edhe pylltaria. Gjithashtu, depërtimi dhe ndikimi i huazimeve në terminologjinë pyjore, sigurisht, kërkon standardizim dhe një punë terminologjike të kujdesshme dhe të herëpashershme. Së fundi, globalizimi në ditët e sotme kërkon unifikim të terminologjisë, në mënyrë që të arrihet një komunikim efikas midis specialistëve

##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Mine, L. and Shumeli, A. 2014. Përpunimi i terminologjisë pyjore dhe problemet e njësimit të saj. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 129–136.
AL
EN