Kongresi arsimor i Lushnjës për terminologjinë gjuhësore
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Një ndër çështjet që kërkonte zgjidhje imediate në periudhën e vitit e 1920 ishte problemi i unifikimit të sistemit arsimor. Kështu, mbledhja e një Kongresi ishte e pashmangshme. Për këtë, Sotir Peçi, ministër i Arsimit, pa si të udhës njoftimin e Këshillit të Ministrave, me në krye Aqif pashë Elbasanin, për formimin e një komisioni teknik. Kongresi u mbajt në qytetin e Lushnjës, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e tij historike.
Rëndësia e këtij Kongresi nuk do të ngelet vetëm në rëndësinë historike në rrafshin kombëtar, por akoma edhe më shumë, në kontributin që ky Kongres dha në terminologjinë gjuhësore. Kontributi më i madh në këtë lëmë, padyshim, mbetet ai i A. Xhuvanit. Këtu do të hasim një grup termash që i kemi edhe sot në përdorim, si zanore, rrokje, diftong, përemër, fjalë, emër, fjali etj. Midis këtyre termave, ose siç janë quajtur në këtë Kongres, fjalëskaje, gjejmë terma të fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës.
Megjithëse ky Kongres, siç e patën theksuar edhe patriotët pjesëmarrës, nuk qe një Kongres gjuhësor, por thjesht teknik, ai pati meritën e madhe në rrafshin arsimor dhe atë pedagogjik, e sidomos në kontributin e terminologjisë gjuhësore, që do të përdorej më vonë në të gjitha shkollat e vendit, nëpërmjet gramatikave shkollore të hartuara prej A. Xhuvanit.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Gjata, E. 2014. Kongresi arsimor i Lushnjës për terminologjinë gjuhësore. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 71–76.
References
- BIBLIOGRAFI
- Fondi arkivit, Lushnjë.
- AQSH, FNR. 295, DNR. 9, viti 1920.
- K. Bevapi, Bibliografia për historinë e arsimit 1844-1939, SHBLSH.
- A. Xhuvani, Libri i gjuhës shqipe, pjesa e dytë, për klasën e IV të shkollës fillore, 1920.
- A. Xhuvani, Libri i gjuhës a gramatikë, pjesa e I, për rendin e tretë të shkollës fillore, Shtypshkronja “Elbasani”.
- A. Xhuvani, Libri i gjuhës shqipe, për klasën e III të fillores, Tiranë, 1924, Shtypshkronja “Mbrothësija”.
- Sh, Demiraj, A. Xhuvani si vazhdues i veprës së Konstandin Kristoforidhit, Tiranë, 1986, Studime për nder të A. Xhuvanit.
- M. Domi, A. Xhuvani lëvrues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, Tiranë, 1986, Studime për nder të A. Xhuvanit.
- L. Dodbiba, Kontributi i A. Xhuvanit në terminologjinë shqipe, Tiranë, 1986, Studime për nder të A. Xhuvanit.
- L. Turhani, Kongresi arsimor i Lushnjës për terminologjinë shkollore, Gjuha shqipe në 100 vjet shtet shqiptar, Tiranë, 2013.
AL
EN