Mesazhet elektronike si shprehje e ekonomisë gjuhësore dhe tendenca e tyre tek të rinjtë

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Manjola Bregasi

Abstrakti

Komunikimi përmes mesazheve të shkruara, pasqyron së fundmi një rritje të dukshme të përdorimit të shkurtimeve dhe shkurtesave, e shfaqur në mënyrë të ndjeshme veçanërisht tek të rinjtë. Përdorimi i këtyre mesazheve është i lidhur ngushtësisht dhe në mënyrë të qartë me ligjin e ekonomisë gjuhësore, me synimin për të dhënë sa më shumë informacion, me sa më pak mund dhe sforco. Njëkohësisht nevoja për ta dhënë sa më shpejt këtë informacion, pra për të fituar kohë në këtë komunikim, është një tjetër element që i vjen në ndihmë ligjit të ekonomisë gjuhësore dhe nxit përdorimin e gjuhës së shkurtesave. Nga ana tjetër, duket se në komunikimin e mesazheve telefonike, këtë gjuhë e ka kushtëzuar edhe numri i përcaktuar i karaktereve të vëna në dispozicion të përdoruesit, duke na ofruar shembuj të pafund të komunikimit, ku fjalët e plota janë zëvendësuar me shkurtime fjalësh e madje edhe me ikona e simbole. Të rinjtë, në raport me të gjitha grupmoshat e tjera, janë ata që po përqafojnë gjithmonë e më shumë teknologjinë e si rezultat janë ata që po përdorin gjithnjë e më tepër këtë lloj komunikimi.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Bregasi, M. 2014. Mesazhet elektronike si shprehje e ekonomisë gjuhësore dhe tendenca e tyre tek të rinjtë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 445–450.