Gjuha joparlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Anila Hima
Ledina Merkaj

Abstrakti

Kuvendi, si instanca ku merren vendimet politike të një vendi, kthehet shpesh në një arenë debatesh të ashpra politike. Fyerjet dhe akuzat personale e të pahijshme e deri në vulgare e zhvlerësojnë konceptin e debatit duke e ulur nivelin e diskutimeve në standarde të papranueshme për një shoqëri të qytetëruar. Duke përdorur analizën e tekstit në një korpus të përbërë prej fjalimesh të mbajtura gjatë seancash plenare, në këtë punim: (a) analizohet gjendja aktuale e gjuhës joparlamentare të përdorur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, (b) shqyrtohet qëndrimi i kryesuesit të seancës në përputhje me Rregulloren e Kuvendit në lidhje me këtë gjuhë, si dhe (c) pasqyrohet, për analogji, situata parlamentare e vendeve të zhvilluara demokratike. Përfundimet që dalin nga kjo analizë nxjerrin në pah nevojën e domosdoshme për disiplinim apo edhe imponim ligjor për ndryshimin e kësaj mënyre të komunikuari. Ky punim sugjeron një ndërhyrje institucionale të menjëhershme nga autoritetet parlamentare përgjegjëse, për ta rishqyrtuar nenin përkatës të Rregullores së Kuvendit, që lidhet me sjelljen dhe gjuhën e përdorur në Kuvend, duke e specifikuar hollësishëm termin gjuhë joparlamentare si dhe duke i bashkangjitur edhe një shtojcë të hollësishme fjalësh e shprehjesh që duhen ndaluar gjatë debateve parlamentare. Por, a do të mjaftonte vetëm kaq në zgjidhjen përfundimtare të problemit? Kjo është një nismë e vështirë që përfshin përpjekje shumëplanëshe, pore sigurt është që, kështu, do të kemi një përpjekje ligjore dhe konkrete për sanksionimin e përbërësit joetik në ligjërimin politik shqiptar, për të ruajtur nivelin qytetar të debateve parlamentare dhe për të respektuar etikën parlamentare që është kriteri bazë për vendet demokratike.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Hima, A. and Merkaj, L. 2014. Gjuha joparlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 419–428.