Funksionet e komunikimit në veprën e De Radës

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Rovena Mera

Abstrakti

Poezia është një ligjërim i veçantë. Ajo ka një organizim tërësor në të cilin mjetet e gjuhës përbëjnë një bashkësi të ndërlikuar prej nga përftohet një rrafsh kuptimor i ri1. Përvoja njerëzore ka thënë se poezia është një prirje mes të pashprehshmes dhe asaj që komunikohet. Poezia në analizë të fundit është një punë me gjuhën. Në gjykimin e sotëm ajo që i jep vend qendror analizës letrare është bindja se format dhe kuptimet e letërsisë janë gjuhësore. Vlerësimi i mjeteve gjuhësore në një tekst letrar është thelbi i një analize stilistike. Tani është koha për të mos e konsideruar gjuhën letrare si diçka të krijuar ex nihilo2; ajo është para së gjithash një zhvillim i mëtejshëm i gjuhës së të gjithëve; vetëm motivet biologjike e shoqërore të kësaj gjuhe bëhen motive estetike. Sistemi i gjuhës është më i gjerë se mishërimi i tij konkret në një etapë të caktuar.
Në tekstet shkollore përgjithësisht nuk i kushtohet rëndësi stilistikës gjuhësore. Për të njohur strukturën e tekstit letrar, e cila është edhe vetë kuptimi i tij, duhet para së gjithash ta njohim strukturën gjuhësore. Rivlerësimi i një vepre letrare, interpretimi i saj sipas disa mjeteve specifike, që të sugjeron vetë vepra në radhë të parë, ndriçon anë të panjohura të saj, deshifron mesazhet që fshihen në tekstin poetik. Një analizë stilistike gjuhësore kërkon t’i qëndrosh sa më afër tekstit, të shqyrtosh elementet gjuhësorë të tij (pa rënë natyrisht në një analizë thjesht artistike apo thjesht linguistike). Mësuesi merr shkas nga ato që di ai vetë për një shkrimtar dhe përpiqet t’i gjejë në tekstin për studim. Analiza e vërtetë stilistike nis nga vetë teksti për të shkuar tek autori. Kjo mënyrë i krijon mundësinë nxënësit të gjykojë e të mendojë në mënyrë të pavarur.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Mera, R. 2014. Funksionet e komunikimit në veprën e De Radës. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 635–642.

References

  1. A. Jashari, A. Polena, N. Gërmenji (2009), Gjuha Shqipe dhe Letërsia 10. Tiranë. Centrum.
  2. A. Riska, N. Porocani, N. Meca, H. Ciftja (2009), Gjuha Shqipe dhe Letërsia 10. Tiranë. Pegi.
  3. A. Tufa, I. Prizreni (2009), Gjuha Shqipe dhe Letërsia 10. Tiranë. Mediaprint.
  4. E. Nasufi, Punim Doktorature “Shprehjet anaforike dhe roli i tyre në didaktikën e të lexuarit dhe të të shkruarit në gjuhë të huaj”, f. 8.
  5. Gj. Shkurtaj (2009), Sociolinguistikë e shqipes. Tiranë. Morava
  6. J. Kastrati (1962), Jeronim de Rada (jeta dhe vepra). Tiranë. Naim Frashëri.
  7. K. Kodra (1988), Poezia e De Radës. Tiranë. Kombinati Poligrafik Shtypshkronja e Re.
  8. R. Jacobson, Factiors of communications and functions of language. http://www.signosemio.com/jakobson/functions-of-language.asp
  9. R. Petro, L. Mëniku, A. Marashi, Dh. Shehri (2009), Gjuha Shqipe dhe Letërsia 10. Tiranë. Albas.
  10. A. Varfi (1974), Këngët e Milosaos. Tiranë. 8 Nëntori.
  11. Dh. Shuteriqi (2002), Këngët e Milosaos. Tiranë. Argeta-LMG.
  12. J. Kastrati (1979), Jeroim de Rada. Tiranë. Mihal Duri.
  13. T. Plangarica (2002), Aspekte të gjuhësisë së zbatuar. Elbasan. Sejko.