Vështrim gjuhësor për pasqyrimin e imazhit poetik, dritës surrealiste dhe elementit të ujit te Odiseas Elitis dhe Paul Eluard
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Në këtë kumtesë, do të trajtohen tre pika konvergjente në krijimtarinë poetike të shkrimtarit të madh grek të viteve 1930, Odiseas Elitis dhe shkrimtarit francez Paul Eluard. Odiseas Elitis, njohës shumë i mirë i krijimtarisë poetike franceze, shfrytëzon dhe zbaton në mënyrë të ndërgjegjshme përfundimet e tyre, veçanërisht të Eluard i cili kishte realizuar një hap vendimtar drejt hapësirës së ideve dhe përdorimit të fjalës poetike. Ai përbën në njëfarë mënyre një rast të veçantë brenda lëvizjes së surrealizmit. Pajtueshmëria dhe modestia karakterizojnë personalitetin dhe veprën e tij përkundrejt një surrealizmi fanatik dhe të njëanshëm të përfaqësuesve të tjerë. Ky është të paktën, poeti i “Capitale de la Douleur”, që ka njohur për herë të parë Elitis. Fjala, folja, shkrimi rifitojnë pastërtinë, virgjërinë dhe origjinalitetin e tyre. Gjuha poetike kthehet në gjuhën e admirimit, të transparencës, të të mistershmes dhe të magjisë. Elitis kishte fatin të zbulonte rastësisht – diçka që duhet theksuar veçanërisht – veprën e një poeti të madh, të një riorganizuesi dhe rinovuesi të fjalës poetike, të Eluard. Fakti se Eluard ishte një surrealist i përmbajtur, i cili respektonte estetikën tradicionale, e solli Elitis akoma edhe më afër poetit francez. Ky përkim në nivel psikosinteze e çoi Elitis drejt përshtatjes së veprës së Eluard me karakteristikat e hapësirës greke dhe drejt teknikës së tij. Veçojmë tre elementë të rëndësishëm në krijimtarinë e tyre, imazhin poetik (mjetin më të fortë shprehës së surrealizmit), dritën surrealiste dhe ujin, të cilët do të trajtohen në këndvështrim krahasues, përshkrues dhe analizues në poezi të përzgjedhura nga këta dy poetë bashkëkohës.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Nika, M. 2014. Vështrim gjuhësor për pasqyrimin e imazhit poetik, dritës surrealiste dhe elementit të ujit te Odiseas Elitis dhe Paul Eluard. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 607–612.
References
- Odiseas Elitis, Maria Nefeli, Botimet Ikaros, Athinë 1999.
- Odiseas Elitis, Letra të Hapura, Botimet Ikaros, Athinë 2009.
- Odiseas Elitis, Aksion Esti, Botimet Ikaros, Athinë, 1958 (botimi i parë).
- Odiseas Elitis, Orientimet, Botimet Ikaros, Athinë 1982.
AL
EN